Ramiz Lladrovci e mirëpret në shtëpi Ukë Rugovën
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në shtëpi, djalin e ish presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën, të cilin e ka mirëpritur dhe i ka shprehur mirëseardhje, duke ia dhuruar edhe librin kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
Lladrovci ka shkruar: “përgjithmonë falënderues për kontribuesit e lirisë tonë, krenar me të kaluarën për të cilën dhamë aq sa patëm mundësi, pa kursyer asgjë”.
Ja postimi i plotë i Lladrovcit në FB:
Mysafiri im, Ukë Rugova, ishte i mirëseardhur dhe ishte rast të diskutonim për bashkëpunimin tonë sa ishim deputetë, për aktualitetin por edhe për ngjarjet e historisë tonë të re.
Në Memorialin e dëshmorëve në Gllanasellë, z. Ukë Rugova vendosi lule të freskëta dhe kemi bërë homazhe, po ashtu vizituam vendin e rënies së heroit e heroinës Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës!
Përgjithmonë falënderues për kontribuesit e lirisë tonë, krenar me të kaluarën për të cilën dhamë aq sa patëm mundësi, pa kursyer asgjë.
Gjatë vizitës, ishte rast t’ia dhuroj librin e Bedri Islamit “Përjetësia e dyfisht”, kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
Faleminderit!