Ramiz Lladrovci feston ditëlindjen me Wieland dhe personalitete të tjera të shquara politike

03 janar 2019 | 22:29

Në darkën e organizuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e vizitës së zv. presidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland me bashkëpunëtorë, doli të jetë edhe festë e ditëlindjes për Lladrovcin.

Në darkën e organizuar nga Ramiz Lladrovci, përpos Wieland, ishin edhe personalitete nga të gjitha partitë politike, Hajredin Kuçi, Arban Abrashi, Fatmir Xhelili, Xhafer Gashi, Besnik Tahiri, Xhafer Tahiri, Labinot Halilaj, Bedri Peci, Gani Syla, Bedri Nika, Skënder Berisha, Imer Lladrovci dhe miq të tjerë.

Postimi i Lladrovcit në “Facebook”:

Z. Wieland, duke qenë mysafir i komunës tonë, e kam ftuar edhe në darkë së bashku me bashkëpunëtorë. Ishte një darkë familjare e miqësore, po ashtu me të ftuar të mi për mysafirin e çmuar nga Baden Wyrtemberg.

Kjo darkë ishte rast të falënderoj për vizitën, mikun tim, Wieland dhe qëndrimin e tij të parë në Gllanasellë.

Në darkë, u zbulua “sekreti”, unë e kisha edhe ditëlindjen, gjë të cilën nuk doja ta zbuloja. Por, miqtë si miqtë, darkën e shndërruan edhe në festë të ditëlindjes sime.

Përpos mikut Wieland me bashkëpunëtorë, të pranishëm ishin edhe Hajredin Kuçi, Arban Abrashi, Fatmir Xhelili, Xhafer Gashi, Besnik Tahiri, Xhafer Tahiri, Labinot Halilaj, Bedri Peci, Gani Syla, Bedri Nika, Skënder Berisha, Imer Lladrovci dhe miq të tjerë.

Kjo ishte një festë dhe ditëlindje ime e veçantë. Festën si kjo, nuk e prisja. E jashtëzakonshme. Faleminderit për urimet dhe praninë e të gjithë miqve, nga Z. Wieland me bashkëpunëtorë dhe miqtë e mi.

Faleminderit!

https://www.facebook.com/1653723698/posts/10216130016157173/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Akllap është vendi më i thellë malor i Komunës…