Ramiz Lladrovci infektohet nga koronavirusi

28 korrik 2020 | 15:39

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Me këtë rast, Lladrovci ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Qytetarë të nderuar, mora njoftimin nga IKShPK se testi im për Covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”. / Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka…