Ramiz Lladrovci ka një mesazh për të gjithë ne
31 mars 2020
| 19:17
Kryetari i Komumës së Drenasit ka komentuar përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e kufizimit të lëvizjes gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Ai ka edhe një mesazh për qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
KOMENTI I PLOTË:
Qytetarë të nderuar,
Vendimet e institucioneve qendrore duhet të respektohen rreth kufizimit të lëvizjes së lirë. Deri në një vendim tjetër, në fuqi është ndalesa e lëvizjes së lirë, nga ora 17:00 deri në ora 6:00.
Deri në një vendim tjetër, ky orar duhet të respektohet nga të gjithë ne!
Mos i jep mundësi virusit, rri në shtëpi.
Kujdes po, panik jo!