Ramiz Lladrovci: Krenar me çikat tona!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar tri vajzat tona të cilat në dy olimpiada i sollën Kosovës tri medalje të arta, njëherësh ka vlerësuar lartë edhe trajnerin Driton Kuka.
Krenar me çikat tona, krenar me punën e trajnerit Driton Kuka. Ju lumtë. Ju jeni shembull se si promovohet shteti në botë, ka shkruar Lladrovci. Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit: Krenar me çikat tona!
Majlinda e solli medaljen e parë të artë në historinë e sportit të Kosovës, Distria e solli medaljen e dytë të artë në historinë e sportit të Kosovës, Nora e solli medaljen e tretë të artë në historinë e sportit të Kosovës, Trajneri Driton Kuka, ia solli Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, tri medalje të arta nga dy Olimpiada!
Krenar me çikat tona, krenar me punën e trajnerit Driton Kuka. Ju lumtë. Ju jeni shembull se si promovohet shteti në botë!