Ramiz Lladrovci: Ne kemi kryeministër, ai është Kadri Veseli
Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Kadri Veseli, kryeministër, tashmë është një fakt që tejkalon çdo opsion tjetër në vendin tonë, në aktualitetin tonë politik, për ta çuar vendin përpara.
“Ne nuk kemi kandidat për kryeministër, ne kemi kryeministër, ai është Kadri Veseli!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Kadri Veseli kryeministër, me Dekadën e Re, krijon faqen e ndritur të mundësive të vendit dhe PDK-së, e qytetarëve të barabartë që duan vendin e vet, të jetojnë e punojnë në Kosovë, që e duan Kosovën me gjasa të barabarta, brenda vlerave euro-atlantike, pa korrupsion, krim të organizuar dhe nepotizëm”, ka shkruar Lladrovci.
Shkrimi i plotë i Lladrovcit:
Kadri Veseli, Kryeministër, tashmë është një fakt që tejkalon çdo opcion tjetër në vendin tonë, në aktualitetin tonë politik, për ta çuar vendin përpara. Sepse, Kadri Veseli, si asnjë lider tjetër, ka ofruar fakte për qëndrimet e tij.
Kadri Veseli është lider që fjalët i mbështet në vepra. Ai po premton, ato që i ka bërë apo zotohet fort se do ta çoj tutje procesin e filluar nga ai. Sigurisht, fjala është për luftimin e krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.
Vendosmërinë e tij kundër uzurpimeve, ndërtimeve pa leje dhe rrënimin e objekteve në pronat publike, zbatimin e ligjit dhe vendimeve deri tash të pazbatueshme, largimin e zyrtarëve me akuzë, transparencën e plotë, janë vetëm disa nga kapitujt ku Unë, ndër vite, kam inkurajim maksimal.
Si asnjë herë më parë, Unë jam i bindur, se Z. Veseli, me vizionin e tij për vendin dhe proceset, në veçanti për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit dhe dukurive tjera që pengojnë vendin tonë, do t’i prij vendit brenda vlerave evropiane.
Kadri Veseli Kryeministër, me Dekadën e Re, krijon faqen e ndritur të mundësive të vendit dhe PDK-së, e qytetarëve të barabartë që duan vendin e vet, të jetojnë e punojnë në Kosovë, që e duan Kosovën me gjasa të barabarta, brenda vlerave euro-atlantike, pa korrupsion, krim të organizuar dhe nepotizëm.
Në kohën kur parullat politike lansohen pa mbulesë, ne kemi vepra, ne kemi vendosmëri për të bërë më të mirën për qytetarët, për të realizuar besimin e qytetarëve, pa dallim, për shtet me gjasa e mundësi të barabarta, zbatim të ligjit, me transparencë e llogaridhënie.
Ne nuk kemi kandidat për kryeministër, ne kemi Kryeministër, ai është Kadri Veseli!
#KadriVeseliKryeministër
#PDKDrenasDekadaeRE