Ramiz Lladrovci: Para 20 vitesh, filloi një histori e re
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovic, ka kujtuar 20-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lavdisë së familjes Jashari dhe komandantit legjendar, Adem Jashari.
Lladroci ka theksuar se para 20 vitesh ka filluar një histori e re, e përmbysje së epokës së okupimit, duke u rreshtuar në anën e lirisë të tërë popullit nën stemën e UÇK-së, me pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike, por edhe përkrahjes së NATO-s.
Postimi i plotë i tij në llogarinë e vet në “Facebook”:
Në vitin e Skënderbeut, sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mora pjesë në Seancë solemne duke përkujtuar 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lavdisë së Familjes Jashari dhe Komandantit legjendar, Adem Jashari.
Pas këtij solemniteti në Kuvend, mora pjesë në Parakalimin solemn të FSK-së, që presim të bëhet Ushtri e Kosovës, pasardhëse e denjë u UÇK-së, kushtuar po ashtu kësaj dite të lavdisë. Para 20 vitesh, filloi një histori e re, e përmbysje së epokës së okupimit, duke u rreshtuar në anën e lirisë të tërë popullit nën stemën e UÇK-së, me pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike, por edhe përkrahjes së NATO-s.
Lavdi e përjetshme Familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari!
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!