Ramiz Lladrovci për Sylejman Berishën: Lista e PDK-së për zgjedhjet nacionale ka emra të shkëlqyer
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim kandidatin e PDK-së për deputet, Sylejman Berishën i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 63 në listën zgjedhore.
“Lista e PDK-së për zgjedhjet nacionale ka emra të shkëlqyer, ndër ta është Sylejman Berisha. Njohja me Sylën daton para luftës tonë çlirimtare dhe respekti i ndërsjellë, ka vijuar me dekada edhe mes bijve tanë.”, ka shkruar ndër tjera Lladrovci
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Lista e PDK-së për zgjedhjet nacionale ka emra të shkëlqyer, ndër ta është Sylejman Berisha. Njohja me Sylën daton para luftës tonë çlirimtare dhe respekti i ndërsjellë, ka vijuar me dekada edhe mes bijve tanë.
Në takim me Sylën, e theksova rëndësinë e fitores tonë, për Kosovën ma mirë. Bedri Hamza kryeministër, është zgjedhja më e mirë e mundshme për Kosovën, për të tashmen dhe të ardhmen tonë euro-atlantike.
Prof. Dr. Sylejman Berisha është ekspert i ambientit dhe arsimon gjeneratat e reja për ekologjinë dhe çështjet e lidhura me këtë lëmi tejet të rëndësishme. Syla ka numrin rendor 63. Ai kontribuon për Kosovën ma mirë, punon për Kosovën ma mirë dhe ne mundemi ma mirë.
#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#MemliKrasniqi2✅
#SylejmanBerisha63✅