Ramiz Lladrovci: Takimi me Unionin e Bashkive, një ditë reflektimi për heronjtë dhe dëshmorët e kombit
Pas takimit me ftesë të Erion Veliajt, krytar i Unionit të Bashkive Shqiptare, kryetari i Drenasit ka theksuar se është pak një takim në vit.
Ditë e domosdoshme reflektimi, duke kujtuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit që sakrifikuan çdo gjë për shqiponjën dykrenore, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë në Facebook:
I nderuar të marrë pjesë në pritjen zyrtare në Pallatin e Brigadave, në takimin e Unionit të Bashkive Shqiptare, me ftesë të Erion Veliajt, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
E falënderoj z. Veliaj, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht edhe kryetar i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. Në veçanti ishte emocional takimi me kryetarët e 29 bashkive arbëreshe dhe shumë kryebashkiakë nga të gjitha trojet etnike.
Situata në të cilën gjendet kombi, në përpjekjet e parreshtura në procesin integrues euro-atlantik dhe rrethanat gjeostrategjike, të rreziqeve globale, duhet të kemi takime më të shpeshta, jo vetëm një herë në vit, për 28 nëntor.
Ditë e domosdoshme reflektimi, duke kujtuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit që sakrifikuan çdo gjë për shqiponjën dykrenore!