Ramiz Lladrovci, tifozëve: Mos bëni asnjë thirrje të dënueshme nga UEFA
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga tifozët e KF Feronikeli, “Tigrat e Zi” dhe gjithë përkrahësit e klubit që përkrahin “Niklin” dhe të mos bëjnë asnjë thirrje të dënueshme nga UEFA.
“Ftoj futbolldashësit dhe përkrahësit e Feronikelit që sonte, të mos provokohet asnjë situatë që bie ndesh me mikpritjen e mirë dhe tifozëri që i përmbahet rregullave të UEFA-s”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit pa ndërhyrje
Ftesë për “Tigrat e zi”, për futbolldashësit dhe përkrahësit e Ferronikelit
Ftoj tifozërinë tonë besnike “Tigrat e zi” por edhe shikuesit që sonte do të jenë në tribunat e stadiumit për të përcjellur ndeshjen me Sllovanin, të mos bëj asnjë thirrje të dënueshme nga UEFA, të mos bart asnjë flamur apo shenjë që do të nxiste marrjen e masave kundër klubit tonë, Ferronikelit.
Sonte e kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, për të luajtur kundër Sllovanit të Bratisllavës. Ferronikeli, klubi ynë i zemrës, ka një rast të mirë për të çuar përpara historinë e klubit dhe futbollit të Kosovës.
Sonte, presim nga Ferronikeli të zhvillojë lojë e mirë dhe fer, ashtu siç di ta bëj gjithmonë, gjithsesi, me synim eliminimin e kundërshtarit nga gara.
Javën e kaluar, ne kemi qenë dëshmitar të thirrjeve të turpshme nga tifozëria në Bratisllavë, të dënueshme nga UEFA. Ne nuk duhet të hamkmerremi sepse nuk do t’i bëjmë mirë as klubit tonë, as Republikës tonë, Kosovës.
Ftoj tifozërinë tonë besnike “Tigrat e zi” por edhe shikuesit që sonte do të jenë në tribunat e stadiumit për të përcjellur ndeshjen me Sllovanin, të mos bëj asnjë thirrje të dënueshme nga UEFA, të mos bart asnjë flamur apo shenjë që do të nxiste marrjen e masave kundër klubit tonë, Ferronikelit.
Ftoj futbolldashësit dhe përkrahësit e Ferronikelit që sonte, të mos provokohet asnjë situatë që bie ndesh me mikpritjen e mirë dhe tifozëri që i përmbahet rregullave të UEFA-s.
Ftoj qytetarët futbolldashës, të vijnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ta përcjellim ndeshjen, sepse ka mjaft bileta pa pagesë dhe shumë tribuna do të jenë të lira për shikues pa pagesë.
Ne duam të ofrojmë një atmosferë që dëshmon se jo vetëm loja e Ferronikelit është e shkëlqyer, por edhe përkrahja nga futbolldashësit është e shkëlqyer.
Ne presim fitore, ne duhet të fitojmë, sepse jemi më të mirë, përkundër referimit në dy ndeshjet e shkuara.
Kjo fitore i duhet klubit tonë të zemrës, i duhet vendit tonë dhe historisë së futbollit të Kosovës!
Ferronikeli, përpara!