Ramiz Lladrovci uron LDK-në në 30-vjetorin e themelimit
23 dhjetor 2019
| 21:21
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
I nderuari z. Isa Mustafa,
Në këtë përvjetor solemn, në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve të proklamuara themeltare, të cilat sot derivojnë në angazhimin për shtetndërtim, sundim të ligjit dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Urime, gëzuar!
Ramiz Lladrovci