Ramiz Merko falënderon struganët për besimin e dhënë
Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko përmes rrjetit social Facebook ka shprehur falimenderim ndaj qytetarëve të Strugës të cilët kanë dhënë besimin e tyre për të qenë kryetar edhe në 4 vitet e ardhëshme.
Merko mes tjerash ka shkruar se ‘Pavarësisht për kë votuat dje, unë u jam falendedues të gjithëve për maturinë që treguan si qytetarë, për zgjedhje të qeta, fer dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë Strugës dhe struganëve, pavarësisht që disa grupe shfrytëzuan mjetet jodemokratike dhe preken dinjitetin tim dhe të të afërmve të mi’.
Projekte nuk ofruan se nuk kishin gjë të tilla, kurse ne me programin tonë mposhtëm 4 parti bashkë, ne do të fillojmë nga sot bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e Strugës për të kthyer në normalitet mardhëniet tona njerëzore, qytetare dhe ndëretnike.
Struga fitoi, Struga do të jetë e jona dhe Strugën do ta bejme bashkë, vend akoma më të mirë për të jetuar!!! Na priftë e mbara.