‘Ramiz Sadiku’ mposht KEK-un, kalon në gjysmëfinale

17 mars 2022 | 16:16

Klubi  futbollistik i Ligës së Parë, Ramiz Sadiku është skuadra e katërt dhe e fundit që ka kaluar në gjysmëfinale, pasi mposhti KEK-un në kuadër të Kupës së Kosovës.

Vendasit morën fitore të madhe me rezultat 2:1, falë paraqitjes dinjitoze të lojtarëve të saj.

Ishte Guri Hana, një lojtar me perspektivë që i dha epërsinë Ramiz Sadikut pas vetëm tre minutave lojë. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Ndërkohë, ishte Misini që dyfishoi epërsinë për t’i dhënë qetësi skuadrës vendase (48′).

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Ramadani (57′).

Kësisoj, klubi i kryeqytetas, Ramiz Sadiku i bashkohet Dritës, Prishtinës dhe Llapit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

 

Guri Hana

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë…