Ramos: Dua t’i tregoj PSG-së çfarë jam i aftë të bëj
Mbrojtësi Sergio Ramos tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm. Pas një viti të trazuar për të mos thënë më shumë, mbrojtësi spanjoll dëshiron t’i tregojë Paris Saint-Germainit se ai është ende një lojtar i rëndësishëm.
Ndërsa ka folur për kanalet zyrtare të klubit të Parisit, ish-kapiteni i Real Madridit theksoi se është përshtatur dhe dëshiron vijimësinë te PSG-ja.
“Në fund, luajta pak, nuk ua arrita qëllimeve të mia. Dua t’i tregoj skuadrës çfarë jam i aftë të bëj, nuk ka gëzim më të madh sesa kur të jem në gjendje ta realizoj këtë gjë. Kam kaluar kohë të mrekullueshme këtu. Kaloj mirë me Thilo Kehrerin dhe me Keylor Navasin, që është si vëlla dhe si anëtar familje për mua. Përshtatja ime me të ishte më e lehtë se me pjesën tjetër, për faktin se dikur kemi qenë miq në kohën kur të dy ishim në Madrid”, ka thënë Ramosi.
36-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me PSG-në, por duke ditur se gjatë sezonit që tashmë është drejt fundit mbrojtësi ka qëndruar më shumë jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimeve, parisienët kanë bërë edhe pa të dhe në asnjë moment mungesa e spanjollit nuk është parë si penalizim për ekipin e Mauricio Pochettinos.