Ramos i gatshëm për ndeshjen me Chelsean
05 maj 2021
| 15:57
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është i aftë të përballet me Chelsean në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ramos nuk është paraqitur që kur pësoi një dëmtim të muskulit të këmbës në mars, raporton Goal.com.
Zinedine Zidane e ka konfirmuar lajmin duke thënë se mbrojtësi spanjoll është i gatshëm për lojë.
“Ne kemi udhëheqësin dhe kapitenin tonë me vete. Unë nuk do të rrezikoj. Sergio është këtu me ne. Kjo do të thotë se ai është gati të luajë”, ka deklaruar Zidane.
Los Blancos janë duke kërkuar titullin e 14-të në Ligën e Kampionëve dhe paraqitjen e tyre të parë në finale që nga viti 2018.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me barazim 1:1.