Ramos: Në Meksikë kam ardhur për trofe

10 shkurt 2025 | 12:05

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos ka thënë se në futbollin meksikan është transferuar në Rayados de Monterrey me idenë për të fituar tituj.

“Unë nuk po vij në Meksikë për të bërë një shëtitje. Unë jam një person që nuk lodhet kurrë së fituari në futboll dhe nuk jetoj në të kaluarën. Po kërkoj trofe dhe mundësi të reja”, ka thënë lojtari 38-vjeçar.

Ramosi e ka pranuar se ka pasur oferta të shumta në tetë muajt e fundit dhe se vetëm ajo nga Monterrey e ka bindur sepse i ofron ekuilibrin që i nevojitet në këtë fazë të karrierës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj, ka nisur përgatitje për këngën e…