Ramos: Nuk mund të rrezikojmë shëndetin

29 prill 2020 | 15:31

Sergio Ramos ka thënë se tashmë çdo gjë po përmirësohet dhe shihet pak dritë në fund të tunelit, pas situatës shumë të vështirë nga koronavirusi.

Mbrojtësi në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se ai tashmë është më mirë se sa para karantinës, por ka shtuar se nuk mund të rrezikojnë shëndetin dhe duhet të ndjekin udhëzimet.

“Unë jam në një periudhë më të mirë sesa isha para karantinës. Ne e kemi trajtuar situatën me seriozitet të plotë. Pasi na u ndalua stërvitja në fushë, jemi përqendruar plotësisht në ruajtjen e peshës dhe ushqimit, sigurisht duke punuar shumë. Tani shohim pak dritë në fund të tunelit dhe kemi etje për të luajtur përsëri. Megjithatë nuk duhet të jemi egoistë, duhet të dëgjojmë udhëzimet për shëndetin dhe autoritetet qeveritare, ne nuk mund të rrezikojmë shëndetin tonë”, u shpreh Ramos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori indian Aamir Khan ka gjetur një formë unike për…