Ramos: Para pensionimit e dua një trofe me ekipin tim të zemrës
Pas përfundimit të kontratës me gjigantët francezë të Paris Saint-Germain, të shumta ishin aludimet se ku do të vazhdonte karrierën e tij dhe pas shumë negociatash me klube të ndryshe, vendosi të rikthehej tek “andaluzianët” e Sevilla.
Sergio Ramos ka folur për herë të parë, pas rikthimit të tij në La Liga, teksa duket i uritur në maksimum, për të fituar të paktën një trofe me “andaluzianët” para tërheqjes përfundimtare nga futbollit.
“Kur vjen koha për të menduar rikthimin, është një çështje shumë emocionale. Për t’u kthyer në shtëpi dhe për të pasur mundësinë për të mbyllur një cikël me klubin ku kam lindur. Para se të vdes do të doja të fitoja diçka me ekipin tim të zemrës. Shpresoj që të mund të kontribuoj sa më shumë të mundem”, ka thënë Ramos.