Ramos po i shqyrton ofertat

29 gusht 2024 | 15:43

Sergio Ramos nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Futbollisti spanjoll u nda me Sevillën në fund të sezonit që shkoi pasi e kaloi aty veç një sezon në eksperiencën e tij të dytë në këtë klub.

E tash, veterani i mbrojtjes është në kërkim të ekipit të ri.

Sipas ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, ish-futbollisti i Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit ka oferta nga Arabia Saudite, por nuk është i sigurt nëse do ta pranojë ndonjërën prej tyre apo do të vazhdojë të luajë ende në Evropë.

Ai është lojtar i lirë dhe po i shqyrton me kujdes ofertat për ta zgjedhur më pas ekipin në të cilin do të luajë së paku në sezonin e ardhshëm.

38 vjeçari ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në dekadën e fundit dhe konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë edhe në histori të futbollit. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…