Ramosi sqaron problemin me Messin (video)
03 mars 2019
| 11:44
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos bëri një tjetër gjest agresiv ndaj Lionel Messit.
Por mbrojtësi spanjoll ka mohuar se ndërhyrja e tij me krahun hapur ndaj kapitenit të Barcelonës ishte e qëllimshme, edhe pse pamjet mund të tregojnë diçka tjetër.
“Bëra një ndërhyrje të saktë. Nuk bëra asnjë gjest të qëllimshëm. Por ai e mori keq dhe reagoi në atë mënyrë. Megjithatë, gjithçka mbetet në fushë. Asnjë problem mes nesh”, ka thënë Ramos.
https://www.youtube.com/watch?v=vTQ1GqFTyW4
/Epoka e re/