Ramos tërheq vëmendjen me Fiat-in e tij
08 mars 2018
| 16:28
Sergio Ramos tërhoqi vëmendjen në stërvitjen e Realit të Madridit, kësaj radhe jo për veshjen e çuditshme, por për automjetin.
Kapiteni i ekipit kampion Evrope në fuqi u paraqit në Valdebebas me një makinë Fiat 600, që dallon nga makinat e “zakonshme” të futbollistëve për shkak të përmasave të saj shumë të vogla. Në pjesën anësore të makinës klasike vihen re edhe inicialet e lojtarit: SR4.