Ramosaj: 1 392 qytetarë të helmuar kanë kërkuar trajtim në QKMF
15 korrik 2021
| 17:08
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se deri më tani 1 392 qytetarë të kësaj komune janë helmuar si pasojë e ujit të pijshëm.
“1 392 qytetarë të helmuar kanë kërkuar trajtim në QKMF”, është shprehur Ramosaj gjatë një konference për media.
Ramosaj ka thënë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është vlerësuar se uji i pijshëm ka pasur baktere.
Ai ka theksuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë në menaxhim komunën e Deçanit për menaxhimin e ujërave.