Ramosaj: Bjeshkët, potencial i madh i qytetarëve të Deçanit
01 dhjetor 2019
| 15:34
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka inspektuar punimet që janë duke u bërë në rregullimin e rrugëve të cilat të dërgojnë tek bjeshkët e kësaj komune.
Ai ka thënë se bjeshkët janë potenciali më i madh i qytetarëve të Deçanit.
“Bjeshkët si potenciali më i madh i qytetarëve të Deçanit po bëhen të gatshme çdo ditë e më shumë. Kjo pasuri do të jetë në funksionin tonë. Për jetë më të mirë”, ka thënë Ramosaj.
/Epoka e re/