Deçani ende nuk ka të infektuar me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për një rast pozitiv me koronavirus në Komunën e Deçanit.
Sipas komunikatës së IKSHPK-së, bëhet fjalë për një rast nga fshati Lëbushë e kësaj komune.
Mirëpo, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj e ka mohuar se ka ndonjë rast pozitiv me Covid-19.
“Qytetarë të Deçanit, është publikuar sonte një informatë se një qytetarë nga Lëbusha e Deçanit është i infektuar nga Corona Virus. I siguroi qytetarët dhe mediat që ende nuk kemi rast në Deçan. Rasti nga Lëbusha, është rasë i cili ka ardhur nga bota e jashtme i karantinuar në Konvikt. Të cilit-es i dëshiroj shërim të shpejt si gjithë të tjerëve. Deçani ende nuk ka të infektuar me Covid-19”,ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/