Ramosaj do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit edhe për një mandat
13 tetor 2020
| 12:03
Bashkim Ramosaj ka marrë besimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, edhe për një mandat si kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Deçanit.
“Në takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj më ka besuar duke me nominuar edhe për një mandat kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit. Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-se z. Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si dhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme. Do t’ia dalim bashkë”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.