Ramosaj falënderon policinë për kontributin për përballje me Covid-19

12 prill 2020 | 16:59

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar Policinë e Kosovës, të cilët, sipas tij, janë në nivelin më të lartë të detyrës duke dhënë maksimumin në situatën në të cilët ndodhet vendi në përballje me koronavirusin.

“Në këtë kohë të vështirë në të cilën po kalojmë, dua që me respekt dhe mirënjohje të veçantë të falënderoj Policinë e Kosovës, të cilët, në kryerjen e detyrës janë në nivelin më të lartë, duke dhënë maksimumin”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ramosaj si kryetar komune është duke bërë një menaxhim të mirë sa i përket përballjes me Covid-19.

Deri më tani Deçani nuk është i paprekur nga virusi Covid-19.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rio Ferdinand e ka pranuar se ishte ndier i turpëruar…