Ramosaj: Fetnete Ramosaj do të kujtohet për trashëgiminë që i ka lënë këtij vendi

06 gusht 2024 | 16:26

Me rastin e zbulimit të shtatores së heroinës së kombit, Fetnete Ramosaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se Fetnetja do të kujtohet për trashëgiminë që i ka lënë këtij vendi, “që me argumentet dhe shkrimet e saj na ka bërë nder duke lënë pas shumë vepra të mëdha”.

“Heroina Fetnete nuk do të kujtohet për epitetet e saj, por për trashëgiminë që i ka lënë këtij vendi, e që me argumentet dhe shkrimet e saj na ka bërë nder duke lënë pas shumë vepra të mëdha! Sot, në nderim të jetës dhe veprimtarisë atdhetare, së bashku me Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, z. Ramush Haradinaj dhe shumë bashkëluftëtarë bëmë zbulimin e shtatores së Heroinës së Kombit, Fetnete Ramosaj. Nga sot, busti i heroinës qëndron me krenari duke i dhënë edhe më shumë hijeshi Kompleksit të Qendrës Rinore dhe Kolonisë së Artistëve, vendi që mbanë emrin e saj! Lavdi jetës dhe veprës së Fetnete Ramosaj!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, i…