Ramosaj flet sërish për rrugën Deçan-Plavë: Bëhet ose do ta bëj
19 gusht 2020
| 17:19
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sërish përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për rrugën Deçan-Plavë.
Ai ka thënë se sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me datën 27 gusht, kur edhe do të mbajë takim me të gjithë ambasadorët e vendeve mike në Kosovë.
Ai ka theksuar se rruga Deçan-Plavë bëhet, ose e bën ai.
“Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Kam filluar sot takimet, fillimisht me kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me datën 27 gusht,kur do mbajmë takim me të gjithë ambasadorët.
Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin.
Bëhet ose do e bëjë!”, ka shkruar kryetari Ramosaj.
(M.Q / Epoka e re)