Ramosaj: Haradinaj do të jenë në krye të qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
Kryetari i degës së AAK-së në Deçan, Bashkim Ramosaj, i cili është edhe kryetar komune, ka thënë se kjo parti është e mobilizuar si gjithmonë drejt fitores.
Ai ka bërë me dije se dje bashkë me strukturat drejtuese të degës së AAK-së në Deçan, kanë pritur në takim liderin Ramush Haradinaj.
“Aleanca me liderin Ramush Haradinaj do të jenë në krye të Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Në kuadër të organizimit dhe mobilizimit sot, bashkë me strukturat drejtuese të degës së AAK-së në Deçan, kemi pritur në takim liderin Ramush Haradinaj! Aleanca në Deçan, me strukturën e saj, aktivistët e devotshëm, anëtarësinë dhe përkrahjen e qytetarëve, jemi padyshim kështjellë e fuqishme dhe fortifikatë e pathyeshme. Kështu do të jemi edhe në këto zgjedhje! Deçanit e Kosovës po i vijnë ditë të mira”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.