Ramosaj: Haradinaj ndërhyri pas incidentit mes vëllezërve Rizaj
Pas incidentit në Deçan, ka reaguar kreu i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Sipas tij, kryeministri Haradinaj ka ndërhyrë për të ndalur një përplasje në mes të vëllezërve Rizaj.
Ky është reagimi i plotë i Ramosajt:
Disa nga mediat që ishin prezent për të përcjellë këtë ngjarje të zbulimit të shtatores së Heroit Beg Rizaj me qellim jo të mirë kanë keq informuar opinionin publik për incidentin e ndodhur gjatë zbulimit të shtatores.
Ka qenë ndërhyrja e kryeministrit të Republikë së Kosovës z. Ramush Haradinaj, ajo që ka shpëtuar vëllezërit Rizaj pa krijuar incident mes tyre.
Ku njeri nga vëllezërit i drejtohej Haradinajt për dy vëllezërit e tyre duke i thëne që nuk kanë qenë në lufte dhe nuk kanë të drejtë me zbulu shtatoren e vëllait të tyre, me ketë rast kryeministri ka ndërhyrë duke i thënë atij vetëm ti kë me zbulu shtatoren. Njëkohësisht duke ndërhy të dy vëllezërit tjerë që të pajtohen me këtë vendim. Kjo ka qenë ngjarja e quajtur incident nga disa media qe kanë qellim në vete.