Ramosaj: Jemi të interesuar që çështja e helmimit të sqarohet deri në fund  

14 korrik 2021 | 16:39

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se numri i qytetarëve të Deçanit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga helmimet është mbi 1 500.

Në një konferencë për medie, ai ka treguar se analizat kimike dhe biologjike që i ka bërë IKShPK-ja kanë treguar se uji është i pastër.

Ramosaj ka të thënë se është i interesuar që kjo çështje të sqarohet deri në fund.

“Dje kemi marr analizat nga IKShPK-ja, të cilat rezultojnë se ujit e pijes në aspektin kimik dhe biologjik është i përdorshëm dhe është i pastër. Mirëpo, ende duhet të bëhen analiza shtesë që të gjetjen e faktorëve dhe shkaqeve se pse ka ardhur gjithë ky infeksion. Ne jemi të interesuar që kjo çështje të trajtohet dhe të sqarohet deri në fund, sepse qytetarët e kësaj komune e kanë të drejtën të dinë së pse ka ndodhur kjo”, ka deklaruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se…