Ramosaj mbledh Këshillin e Drejtorëve në takim konsultativ
27 janar 2020
| 13:09
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për çështje të ndryshme.
Në takim u diskutua për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Deçanit, aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër si dhe u bë shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga kryetari dhe drejtorët.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.
/Epoka e re/