Ramosaj: Në ujin e pijshëm ka pasur baktere, vërtetuan analizat e IKShPK-së

15 korrik 2021 | 16:51

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë një konference për media ka thënë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është vlerësuar se uji i pijshëm ka pasur baktere.

Sipas tij, IKShPK-ja tashme ka dhënë edhe rekomandimet për këtë situatë, raporton “Epoka e re”.

Ramosaj ka treguar se deri më tani 1392 qytetarë janë helmuar si pasojë e ujit të pijshëm.

Ai ka theksuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë në menaxhim komunën e Deçanit për menaxhimin e ujërave.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë Deçanin më me vete nën menaxhim. Kompani do të jetë kompani komunale, e cila do të këtë adresim. Pra një kompani që do të ketë në dispozicion edhe taksat e qytetarëve të Deçanit, e cila do të jetë një kompani me standarde më të larta që do t’i plotësojë kriteret sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm dhe në aspektin e furnizimit me ujë 24 orë, shtatë ditë në javë”, ka thënë Ramosaj.

IKShPK-ja: Janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim e ujit në Deçan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16.07.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…