Ramosaj ngushëllon familjen e dy vëllezërve që vdiqën në Gjermani

13 tetor 2020 | 14:16

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ngushëlluar familjen Arifaj nga kjo komunë, e cila sot ka humbur dy djem në rrethana tragjike pasi u goditën nga treni në Gjermani.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sot për komunën e Deçanit është një ditë e zezë, raporton “Epoka e re”.

“Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën  jetën dy vëllezërit Arifaj,  njëri  në moshën 13 vjeçare dhe tjetri  në moshën 17 vjeçare. Për  Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë  tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj  komune. Ngushëllime  familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë  rast tejet të rëndë”, ka shkruar Ramosaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
La Liga ka zbuluar orarin për ndeshjen e parë mes…