Ramosaj ngushëllon familjen për vdekjen e 21-vjeçarit në një aksident në Deçan
27 qershor 2023
| 09:17
Një 21-vjeçar ka vdekur pas mesnatës në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Adiat Gërvalla, nga fshati Dubovik i Deçan, është aksidentuar gjatë së hënës.
Për vdekjen e tij ka shkruar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Ai ngushëlloi familjen për vdekjen e 21-vjeçarit.
“Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, tha Ramosaj.