Ramosaj nuk ndalet, vazhdon me investime në Deçan
01 mars 2021
| 12:19
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është duke vazhduar me investime në këtë komunë.
Ai ka njoftuar se tashme ka filluar me rregullimin dhe asfaltimin e rrugës e cila lidh fshatrat Prokulluk dhe Gllogjan.
“Po vazhdojmë me investime në komunën tonë, sot filluam punimet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës e cila lidh fshatrat Prokulluk dhe Gllogjan”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.