Ramosaj përkujton dëshmorët e demonstratave të vitit 1989
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka përkujtuar dëshmorët Ismet Qorraj, Sali Hadergjonaj, Mujë Mehmeti dhe Agim Kukleci, të cilët vdiqën në demonstratat e 28 marsit të vitit 1989.
Ramosaj ka thënë se po atë ditë u plagosën qindra njerëz dhe shumë demonstrues.
“Sot, nderojmë dhe përkujtojmë me respekt, 28 marsin e vitit 1989, ku nën demostratat e organizuara në mbrojtje të identitetit tonë, ranë dëshmorë Ismet Qorraj, Sali Hadergjonaj, Mujë Mehmeti dhe Agim Kukleci. Po atë ditë, u plagosën qindra njerëz dhe shumë demonstrues. Kujtojmë lavdinë e betejës te ‘Ura e Pozharit’ ku ranë dëshmorë Elez Geci dhe Maxhun Berisha. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e rënë për liri”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.