Ramosaj: Raporti i ‘EuropaNostra’-s nuk ka bazë

15 korrik 2022 | 11:37

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj raportimit të delegacioni “EuropaNostra”, duke theksuar se raporti është i pabazuar dhe nuk përket me realitetin e përditshëm i cili ndodh në komunën e Deçanit.

“Manastiri i Deçanit konsiderohet si potencial i rëndësisë së veçantë për zhvillimin kulturor dhe turistik të kësaj ane, duke vlerësuar funksionimin konform normave dhe ligjeve mbi të cilat funksionon ky shtet”, ka shkruar Ramosaj.

“Së pari, nga komuna e Deçanit, institucionet tjera të këtij vendi e në veçanti nga qytetarët e kësaj komune, Manastiri i Deçanit konsiderohet si potencial i rëndësisë së veçantë për zhvillimin kulturor dhe turistik të kësaj ane, duke vlerësuar funksionimin konform normave dhe ligjeve mbi të cilat funksionon ky shtet e që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, duke theksuar në veçanti të kaluarën dhe të sotmen identitare të këtij Manastiri”.

“E themi me përgjegjësinë më të lartë se objektivat dhe qëllimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të komunës së Deçanit janë paqësore, objektiva të zhvillimit ekonomik dhe bashkëjetesës së harmonizuar, duke respektuar, mbrojtur e njohur vlerat e kujtdo qofshin në këtë shtet e në veçanti të Manastirit”, ka shkruar Ramosaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje të drejtpërdrejtë…