Ramosaj: Shqetësues është largimi i kapitalit njerëzor nga Kosova
Vitet e fundit janë larguar mijëra qytetarë nga Kosova për në vendet perëndimore duke kërkuar një jetë më mirë.
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Berim Ramosaj vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë politika demografike që do të jenë në shërbim të zhvillimit të vendit.
Sipas tij, tani nuk janë duke ikur më vetëm pjesa e popullatës që nuk janë të shkolluar, apo nuk kanë një profesion të caktuar, por të diplomuarit etj.
“Është alarmante ikja e trurit, pra po na ik kapitali njerëzor dhe ky proces është i pandalshëm. Ikja e trurit është problem botëror dhe nuk është problem vetëm i Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të stimulojnë bizneset e reja”, tha Ramosaj në RTK.
Ai rekomandoi se shteti duhet të stimulojë edhe me forma të reja bizneset në Kosovë dhe duhet të bëhet një plan pesë vjeçar. Sipas tij ikja e qytetarëve vjen nga shumë faktor.
Ai rekomandoi se shteti duhet të stimulojë edhe me forma të reja bizneset në Kosovë dhe duhet të bëhet një plan pesë vjeçar.
Sipas tij ikja e qytetarëve vjen nga shumë faktor.
Ramosaj tha se edhe bizneset në Kosovë duhet të mendojnë për punëtorët e tyre, pasi që si rezulzatë i punëtorëve kanë rritur kapitalin e tyre.
“Duhet të punohet edhe për punëtorët që të kenë përfitime në karrierë, pasi që dukuritë negative ndikojnë tek ikja e trurit”, përfundon Ramosaj.