Ramosaj: Shteti duhet t’i zgjidhë fatkeqësitë e krijuara në Deçan

17 gusht 2020 | 11:47

Kryetari i komunës së Deçanit, Blerim Ramosa, ka thënë të hënën se shteti duhet t’i zgjidhë, ato që i ka konsideruar fatkeqësi të krijuara në komunën që ai drejton, teksa ka publikuar disa fotografi ku shihen duke u kryer punime në rrugën Deçan-Plavë.

“Kur pezullohen veprime është mirë të jipen zgjidhjet e duhura z. kryeministër”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”, duke iu referuar kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për të pezulluar punimet në rrugën Deçan-Plavë, që prek zonën e Manastirit të Deçanit.

https://www.facebook.com/bashkim.ramosaj.9/posts/334936531216843

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në…