Ramosaj: Sonte do të zgjidhet misteri i helmimeve në Deçan

15 korrik 2021 | 14:26

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, beson se helmimi i qytetarëve të Deçanit ka ndodhur nga uji i pijshëm.

Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se këtë do ta vërteton edhe rezultati i analizave të reja që do të publikohen sonte në mbrëmje.

Ramosaj ka thënë se këto analiza nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë vendit.

“Shteti i ynë ka mekanizma dhe institucione që mund ta bëjnë këtë ekspertizë. Unë besoj se ekspertizën që do ta bëjnë institucionet tona do të jetë e saktë. Besoj se rezultatet e analizave që do ta dalin sot në orët e mbrëmjes do të sjellin një rezultat krejt tjetër”, është shprehur Ramosaj.

Ai beson se sot në mbrëmje qytetarët e Deçanit do t’i dinë shkaqet e vërteta të helmimit. “Besoj se sot në orët e mbrëmjes do të jemi me mister të zgjidhur”, ka thënë Ramosaj.

Kryetari i Deçanit ka kritikuar qeverinë për mos reagim të shpjet në lidhje me ketë situatë.

Ramosaj ka thënë se reagimi i qeverisë ka qenë shumë i vonuar, derisa ka falënderuar komunat që i kanë ofruar përkrahje gjatë këtyre ditëve.

Intervista e plotë me Ramosajn do të publikohet pas pak.

(Muhamet Koci)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një parashutist britanik i cili u hodh nga një aeroplan…