Ramosaj takon kolonelin Cengiz, flasin për gjendjen e sigurisë në Deçan
26 shkurt 2019
| 13:49
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur të martën në takim komandantin e JIRD-W, kolonelin Bahadir Ozgur Cengiz, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në këtë komunë.
Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pos gjendjes së sigurisë me kolonelin Cengiz ka biseduar edhe për projektet që janë duke u implemetuar në Deçan.
“Sot prita komandantin e JIRD-W kolonelin Bahadir Ozgur Cengiz. Gjatë këtij takimi biseduam për gjendjen e sigurisë në Komunën e Deçanit, për projektet të cilat janë duke u implementuar dhe ato të cilat do të implementohen në vazhdimësi. Falënderoj komandantin për gatishmërinë dhe bashkëpunimin!”, ka shkruar Ramosaj pas takimit.
/Epoka e re/