Ramosaj takon pronarët e bizneseve të Deçanit

07 janar 2020 | 15:30

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim pronarët e bizneseve të kësaj komune, me të cilët ka diskutuar për preokupimet të cilat i kanë këto biznese.

Ramosaj i ka uruar pronorët e bizneseve për Vitin e Ri, si dhe ka premtuar se takime të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen.

“Sot takova pronarët e bizneseve të komunës së Deçanit, me ç’rast iu urova Vitin e Ri 2020, qoftë vit i mbarë për secilin, njëkohësisht diskutuam për preokupimet të cilat i kanë këto biznese! Takime të tilla do organizohen edhe në ditët në vazhdim! Një falënderim të veçantë për bashkëpunimin që kemi çdo herë!”, ka thënë Ramosaj pas këtij takimi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar një takim…