
Ramosaj: Zjarri që përfshiu bjeshkët e Deçanit është tërësisht nën kontroll
09 mars 2025
| 12:44
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se zjarri që përfshiu bjeshkët e kësaj komune është tërësisht nën kontroll falë përkushtimit të ekipeve të zjarrfikësve, vullnetarëve, punëtorëve të Parkut Kombëtar dhe institucioneve përgjegjëse.
“Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rrezik të mundshëm në natyrë”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.