Ramosi do t’i bashkohet PSG-së 

24 qershor 2021 | 15:48

Mbrojtësi Sergio Ramos është larguar nga Real Madridi pas 16 sezonesh dhe u ka zbuluar miqve të tij të ngushtë te klubit spanjoll destinacionin e tij të radhës.

Ky është një lajm i keq për Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe klubet e tjera të Ligës Premiere të lidhur me nënshkrimin e tij, pasi qendërmbrojtësi legjendar pritet të bashkohet me Paris Saint-Germain si një transferim i lirë.

Sipas mediumit “Tiempo de Juego”, Ramosi mori një ofertë nga klubi parisien, e cila është më e lartë financiarisht sesa ato nga ekipet e Manchesterit dhe se ai u ka thënë miqve të tij te Reali se do të luajë për gjigantët e Ligës 1 në sezonin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mjafton vetëm eliminimi për Maqedoninë e Veriut pasi tani…