Ramosi edhe dy vjet nuk largohet  nga Reali

19 nëntor 2020 | 16:09

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka një marrëveshje për të vazhduar me skuadrën “mbretërore” edhe për dy vite të tjera, raporton “El Larguero”.

Kontrata aktuale e Ramos skadon në fund të këtij edicioni, ku për shumë ditë është spekuluar mbi të ardhmen e tij, duke u lidhur me shumë skuadra evropiane.

Raportohet se interesimin më të madh për Ramos e kanë shprehur Juventusi dhe Paris Saint-Germain, por si duket spanjolli do të jetë pjesë e “Galaktikëve” të paktën edhe për dy vite tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është duke vizituar një…