Ramosi gati për martesë me prezantuesen spanjolle (foto)
17 korrik 2018
| 16:14
Mbrëmja e së hënës do të mbahet mend gjatë për Sergio Ramosin.
Mbrojtësi i Realit të Madridit dhe Spanjës, pas gjashtë vitesh me të dashurën e tij, Pilar Rubio, i ka propozuar në një darkë romantike, dhe ajo ka thënë: Po.
Ramosi e ka ndarë vetë në “Instagram”, lajmin me miqtë e tij, me dy foto, ku ishin pjesë edhe unazat e martesës. Spanjolli është në një lidhje me prezantuesen e televizioneve spanjollen që nga viti 2012.
Pilar Rubio, 40-vjeç, ka qenë më parë modele, dhe gjithashtu ka fituar edhe çmime për gazetaren më të mirë në televizion. Ata kanë lindur edhe tre djem së bashku.