Ramosi infektohet me Covid
13 prill 2021
| 12:51
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është infektuar me Covid-19.
Përveç tij, ditë më parë u infektua edhe bashkëlojtari i tij në mbrojtje, Raphael Varane. “Real Madridi njofton se lojtari Sergio Ramos ka dalë pozitiv në testin për Covid-19”, ka shkruar Real Madridi në uebsajtin e vet zyrtar.
Ramos nuk ka qenë shumë në kontakt fizik me bashkëlojtarët, sepse nuk është stërvitur në javën e fundit duke qenë se është duke u riaftësuar nga lëndimi i muskulit. Varane është duke u shëruar nga virusi momentalisht.
Ndërsa Mariano, Eden Hazard, Eder Militao, Casemiro, Stefan Joviq dhe Nacho bashkë me trajnerin Zinedine Zidane e kanë kaluar virusin tashmë.
Comunicado Oficial: Sergio Ramos.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 13, 2021