Ramosi ka dy fjalë për fitoren kundër Kosovës

31 mars 2021 | 23:21

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, ka thënë se për të nuk është e rëndësishme sa minuta luan. Për të, e rëndësishme është fitorja, të cilën ekipi i tij e arriti të mërkurën.

Spanja mposhti Kosovën 3:1 në Sevilla, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Kapiteni i Real Madridit në fushë ndaj Kosovës u inkuadrua në minutën e 86-të.

“Gjithmonë e rëndësishme është të luajmë sa më shumë ndeshje dhe të arrijmë qëllimin, që ishte fitimi i tri pikëve. Qoftë një minutë, një lojë, gjysmë ndeshje, nuk është vendimi im, i takon trajnerit. Po e marr veten pas lëndimit në gju. Trajneri ishte mjaftë i qartë. Gjithçka që thuhet për mua hiqet nga konteksti. E rëndësishme ishte fitorja”, ka thënë Ramos, njofton “Marca”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është mposhtur 3-1 nga Spanja në ‘La Cartuja’ të…