Ramosi: Më dhemb kur nuk mund të përfaqësoj vendin tim

24 maj 2021 | 15:50

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka konfirmuar një befasi të madhe në listën e të grumbulluarve për Kampionatin Evropianin.

Sergio Ramos, lojtari me më shumë ndeshje me përfaqësuesen, nuk do të jetë i pranishëm në turneun që do të nisë pas disa javësh.

Kapiteni i Real Madrid u dëmtua në ndeshjen ndaj Chelsea në Ligën e Kampionëve dhe nuk ka luajtur me madrilenët ndeshjet e fundit të kampionatit. Mbrojtësi duket që ka zgjedhur që të marrë kohë për rikuperimin për të qenë gati për Lojërat Olimpike, duke injoruar Evropianin.

Sergio Ramos ka thyer heshtjen pas vendimit për mos thirrjen e tij në Kampionatin Evropian “Euro 2020”. “Pas disa muajve problematik dhe një sezoni jo-normal që është ndryshe nga ajo çfarë kam pasur eksperiencë në tërë karrierën time përfshirë Kampionatin Evropian. Unë kam luftuar me mish e me shpirt çdo dit që të jem 100% me Real Madridin dhe Kombëtaren e Spanjës, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç ku dëshironi”, ka thënë Ramos.

“Më dhëmb kur nuk mund të ndihmoj skuadrën dhe të mbroj Spanjën, por në këtë rast, është më mirë të pushoj, të rikuperohem plotësisht, dhe vitin tjetër të rikthehem ashtu siç kam bërë gjithmonë”, ka deklaruar Ramos. “Më dhemb kur nuk mund të përfaqësoj vendin, por duhet të jem i sinqertë. Iu uroj fat të gjithë bashkëlojtarëve dhe shpresoj të kenë një Kampionat Evropian të madh, do t’i mbështes nga shtëpia. Përshëndetje për të gjithë”, ka shtuar Ramos.

Lista e futbollistëve

Unai Simon, De Gea, Robert Sanchez, Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Eric García, Diego Llorente, Azpilicueta dhe Marcos Llorente. Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian, Dani Olmo, Oyarzabal, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore, Pablo Sarabia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria U-21 do të luajë kundër Andorrës U-21 në kualifikueset…